Mbretëresha e Anglisë, Vikingët dhe Skënderbeu në festime, si u prit Viti i Ri në të gjithë botën

Publikuar më: 1/1/2023, ora 10:15

Mbretëresha e Anglisë, Vikingët dhe Skënderbeu në festime, si u prit Viti i Ri në të gjithë botën

Publikuar më: 1/1/2023, ora 10:15

2023-shi tashmë ka mbërritur në të gjithë botën duke u shoqëruar si gjithmonë me festime e spektakle fishekzjarrësh.

Shteti-ishull, Kiribati, që ndodhet në oqeanin Paqësor, ishte i pari që mirëpritin Vitin e Ri, për t’u ndjekur nga Zelanda e Re dhe Australia, respektivisht 1 dhe 2 orë më pas.

Më pas ishte radha e shteteve aziatike, si Filipinet, Hong Kongu, Japonia, Koreja etj. për të vijuar më pas me vendet e Lindjes së Mesme, ku siç është traditë prej disa vitesh, kryeqytet i festës është Dubai me godinën tashmë ikonë, Burj Khalifa.

Festimet vijuan edhe në Europë e Afrikë, ku nuk munguan fishekzjarrët dhe ritualet tradicionale. Në Londër, anglezët i bënë homazh Mbretëreshës Elizabeth II, të ndarë nga jeta këtë vit pasi qëndroi prej dekadash në krye te vendit.

Festime të mëdha pati edhe në Shqipëri, por edhe Itali, Greqi.

Më pas Viti i Ri “kaloi” Atlantikun, duke u festuar në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Në vendin më të famshëm të Nju-Jorkut, Times Square, shiu nuk i pengoi njerëzit ta mbushnin atë për të pritur ndërrimin e viteve.

Edhe pse pandemia e koronavirusit duket se është harruar tashmë, për shumë vende ky kshte viti i parë që festimet kryeshin pa asnjë masë kufizuese.