Bilanci i koronavirusit, vetëm një i infektuar sot, por shtohen të shtruarit

Publikuar më: 2/1/2023, ora 18:52
covid koronavirusi kine 1122x720

Bilanci i koronavirusit, vetëm një i infektuar sot, por shtohen të shtruarit

Publikuar më: 2/1/2023, ora 18:52

Vetëm 1 person ka rezultuar i infektuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit, nga 33 testime të kryera.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, 12 pacientë janë shëruar, ndërkohë që në spitalin infektiv po marrin trajtim 5 persona.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

2 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 33 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë.

Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,031 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Janar 2023)

Raste të reja ditore                1

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       33

Testime totale                   2,020,126

Raste pozitive                      332,800

Raste të shëruara                  329,031

Raste Aktive                             173

Humbje jete                              3,596