Me kallashnikov në vendin e punës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Publikuar më: 2/1/2023, ora 11:20
WhatsApp Image 2023 01 02 at 11.09.14 1280x692

Me kallashnikov në vendin e punës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Publikuar më: 2/1/2023, ora 11:20

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 24-vjeçari, i cili është konstatuar se mbante armë zjarri të tipit Kallashnikov në ambientin ku ai punonte.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia u organizua dhe gjatë kontrollit të ambientit ku i riu ushtronte zanatin e tij, i gjetën të fshehur një kallashnikov, ndërsa kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të arsyes se përse ai e mbante armën në punë.

“Vlorë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia,  lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas  mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin: V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.”

Policia e Vlorës