Merkato, ylli madilen refuzon arabët, do ta mbyllë karrierën te “Los Blancos”

Publikuar më: 2/1/2023, ora 14:47
real 1280x720

Merkato, ylli madilen refuzon arabët, do ta mbyllë karrierën te “Los Blancos”

Publikuar më: 2/1/2023, ora 14:47

Luka Modric refuzon milionat e arabëve dhe preferon të qëndrojë tek Real Madrid. Edhe pse në vitet e fundit të karrierës, kapiteni i Kroacisë ka preferuar t’u thotë jo milionave dhe të mos firmosë në Arabinë Saudite pavarësisht ofertës tunduese që arabët i kanë bërë.

Siç raporton spanjollja “Marka”, klubi i Al Nassr i ka ofruar një kontratë marramendëse Modric por kroati është i vendosur që do ta mbylli karrierën e tij në Madrid.

Ofertat për Modric nuk kanë munguar as nga SHBA, por sërish kroati nuk është i bindur dhe  dëshira e tij është që të qëndrojë te Reali

Luka Modriç tregoi një formë të shkëlqyer në Botërorin 2022 duke qenë një lider absolut për Kroacinë me ballkanasit që e mbyllën në vendin e tretë në Katar.

Si rrjedhojë ofertat për Modric nuk kanë munguar as nga SHBA, por sërish kroati nuk është i bindur dhe  dëshira e tij është që të qëndrojë te Reali ndonëse spanjollët nuk i kanë ofruar ende rinovimin.

Al Nassr pas nënshkrimin me Cristiano Ronaldon, është në kërkim të yjeve të tjerë të futbollit botëror. Arabët ishin gati të bënin për vete dhe Sergio Ramos, por as spanjolli nuk ka dhënë një përgjigje ndonëse dëshira ishte e madhe t’i bashkohej projektit të Cristiano Ronaldos.