Përplasje fatale në ajër mes dy helikopterëve në Australi, katër të vdekur

Publikuar më: 2/1/2023, ora 12:45

Përplasje fatale në ajër mes dy helikopterëve në Australi, katër të vdekur

Publikuar më: 2/1/2023, ora 12:45

Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve pranë Seaworld në Bregun e Artë të Australisë. Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare sugjerojnë se përplasja ka ndodhur teksa një helikopter po ngrihej dhe tjetri po zbriste.

Ata që vdiqën po udhëtonin me të njëjtin helikopter. Tre pasagjerë të tjerë janë në gjendje kritike, ndërkohë, pesë nga gjashtë personat në avionin tjetër, i cili bëri një ulje emergjente, pësuan lëndime të lehta.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (04:00 GMT). Dy avionët u rrëzuan pranë një brezi turistik të njohur si Main Beach, rreth 75 km (47 milje) në jug të Brisbane.

Hetuesit nga zyrat e ATSB në Brisbane dhe Canberra janë duke u vendosur në vendngjarje për të mbledhur prova, për të ekzaminuar rrënojat dhe për të intervistuar dëshmitarët. Kryekomisioneri i ATSB Angus Mitchell u ka kërkuar gjithashtu dëshmitarëve okularë që panë përplasjen ose helikopterët në fluturim të kontaktojnë hetuesit.

Një raport paraprak do të bëhet publik në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme, me një raport përfundimtar që do të pasohet pasi të përfundojë hetimi. Rajoni i Gold Coast është aktualisht në sezonin e tij të pikut turistik, teksa shumë familje janë me fëmijët në pushimet e tyre verore.