Aksi Elbasan-Qafë Thanë, Balluku: Pjesë e Korridorit të 8, përmirëson ndjeshëm infrastrukturën

Publikuar më: 3/1/2023, ora 19:06
Untitled collage 1 1280x720

Aksi Elbasan-Qafë Thanë, Balluku: Pjesë e Korridorit të 8, përmirëson ndjeshëm infrastrukturën

Publikuar më: 3/1/2023, ora 19:06

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas ministres, ky aks është pjesë e Korridorit të 8. Rruga e re do të jetë me parametra të përmirësuar duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë.

“Pas marrëveshjes që kemi bërë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ky kantier ka ndryshuar për të rishikuar një dalje të re, atë që lidh me kufirin me Maqedoninë e Veriut, duke qenë se kuotat, niveli i Qafë Thanës, nuk ndihmon në lidhjen me rrugën që Maqedoninë e Veriut po ndërton. Kjo rrugë është pjesë e Korridorit të 8. Ky është një nga korridoret më të rëndësishme”, tha Balluku.