Frikë në futbollin amerikan, lojtari pëson atak kardiak

Publikuar më: 3/1/2023, ora 18:23

Frikë në futbollin amerikan, lojtari pëson atak kardiak

Publikuar më: 3/1/2023, ora 18:23

Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin amerikan. Në ndeshjen mes Cincinnati Bengals dhe Buffalo Bills, 24-vjeçar i Bills, Damar Hamlin, pësoi atak kardiak në fushën e lojës dhe vetëm ndërhyrja e mjekëve i shpëtoi jetën.

Lojtari ishte pjesë e një aksioni teksa u përplas me kundërshtarin. Në moment, 24-vjeçari u çua në këmbë, por pas pak çastesh vë dorën në gjoks dhe rrëzohet në tokë, duke alarmuar të gjithë ekipin. Mjekët ndërhynë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë lojtarit, i cili u transportua më pas me urgjencë në spital.

Ai u përmend pasi mbërriti në spital, por nga raportimet e fundit thuhet se vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.