Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre viktima, mes tyre dy vëllezër

Publikuar më: 4/1/2023, ora 19:36
aksident i rende ne bulqize 1280x714

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre viktima, mes tyre dy vëllezër

Publikuar më: 4/1/2023, ora 19:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, dy prej tyre vëllezër.

Viktimat janë Lulzime Istrefi, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi, nga e njëjta familje.

Ndërkohë të plagosurit janë: Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Mësohet se njëri prej automjeteve ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes. Burime për A2CNN thonë se në mjetin tip “Benz 240” udhëtonte një familje, e cila kishte qenë për një vizitë në Gjoricë.

“Bulqizë / Informacion paraprak: Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”

Njoftimi i Policisë për aksidentin e rëndë