Amerika nën pushtetin e acarit, janar i ngrohtë për Evropën, 8 shtete vendosin rekord

Publikuar më: 4/1/2023, ora 21:27

Amerika nën pushtetin e acarit, janar i ngrohtë për Evropën, 8 shtete vendosin rekord

Publikuar më: 4/1/2023, ora 21:27

Fundviti me dëborë e temperatura nën zero gradë, i kanë lënë vendin këto ditë diellit e të ngrohtit këtë fillim-janari, me temperatura, deri në rekorde të reja për stinën, e aspak tipike për janarin.

Shumë vende të Evropës, po përjetojnë këtë javë temperature që prej vitesh nuk ishin regjistruar për stinën e dimrit. 8 shtete mbajnë rekord, me Varshavën në Poloni dhe Bilbaon në Spanjë, që shënuan këtë javë temperatura respektivisht 19 dhe 25 gradë celsius.

I ngrohti evropian erdhi në një kohë kur Veriu i Amerikës po përballet me stuhi të acarta, pas ditësh të tëra dimri të ftohtë, që shkaktoi më shumë se 60 të vdekur.

Ndryshe nga kontinenti evropian, Evropa, sidomos pjesa e Atlantikut, po përjeton ditë të ngrohta, shumë larg palltove të trasha e xhupave të mëdhenj. Temperatura rekord veç Polonisë e Spanjës, u regjistruan edhe në Holandë, Lihteshtejn, Lituani, Letoni, Republikën Ceke, Danimarkë e Bjellorusi.

Rekord në këto ditë të para të janarit, është shënuar edhe në Gjermani, Francë e Ukrainë. Sipas meteorologëve, për vit të Ri, Spanja regjistroi temperaturat tipike të korrikut, me Banorët në Barcelonë që u paralajmëruan për kursim të ujit, njëjtë siç ndodh në verë.

Vetëm pak ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën 2022si vitin më të nxehtë në historinë e tyre. Mbetet për tu parë si do të jetë ky vit që sapo ka nisur.