Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Frikë nga koronavirusi, "fantazma" e Vuhanit rikthehet të përndjekë Kinën

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 21:56 | Bota
Frikë nga koronavirusi, "fantazma" e Vuhanit rikthehet të

Spitale të mbushura, rrugë të boshatisura e lëvizje kudo me maska. Në morg, vështirë se gjen më vende. Ky fillim janari, ka rikthyer Kinën e 3 viteve më parë, me rastet e para të covid 19, që kishin nisur të përhapnin panikun edhe në pjesën tjetër të botës.

Kështu ndodhi atëherë, e kështu duket sikur po ndodh edhe tani, me luftën që duket se është rikthyer njëjtë si 3 vite më parë, në përpjekje për të frenuar dramën e politikës zero covid.

Kina rinisi të raportojë edhe këtë fillim-viti vdekjet e reja nga koronavirusi. Sipas të dhënave të agjencisë britanike të të dhënave për covid-in, Airfinity, mendohet se 9 mijë vetë humbin jetën çdo ditë në Kinë, nga Covidi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një spital në perëndim të Pekinit, ishte aq i mbushur me pacientë, sa jashtë godinës, u rikthyen ambulancat në radhë, pasi nuk kishte vende. Një banori Pekinit, thotë se ka humbur 4 anëtarë të familjes për shkak të covidit.

“Disa njerëz më thanë se qeveria publikon shifrat reale të viktimave nga covidi dhe ato janë një-shifrore, kjo më duket qesharake dhe aspak e besueshme. Unë e di shumë mirë të vërtetën, nisem nga të afërmit e mi, 4 anëtarë të familjes time kanë vdekur nga covidi”

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore në Kinë, për dhjetorin e vitit të shluar,1.4 miliardë banorë të Kinës, kanë shumë pak imunitet natyral ndaj covidit, që prej shpërthimit të tij në Vuhan 3 vjet më parë, ndaj tani kanë nevojë për një tjetër dozë vaksine, për ti rezistuar asaj që mund të jetë për Kinën, vala e rradhë e Koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani