Masakra e Vitit të Ri, Rusia gjen shkakun te… celularët

Publikuar më: 4/1/2023, ora 08:52

Masakra e Vitit të Ri, Rusia gjen shkakun te… celularët

Publikuar më: 4/1/2023, ora 08:52

Rusia ka bërë me dije se sulmi me raketa që vrau të paktën 89 ushtarë rusë në Donetsk, erdhi pasi trupat po përdornin celularët.

Sipas zyrtarëve rusë, përdorimi i telefonëve nga ushtarët bëri që të zbulohej vendndodhja e tyre.

Ukraina thotë se nga sulmi në Makiivka u vranë 400 ushtarë rusë dhe 300 të tjerë u plagosën.

Në orën 00:01 të Vitit të Ri, 6 raketa u lëshuan ndaj trupave ruse, duke vrarë edhe komandantin e regjimentit, sipas Ministrisë së Brendshme ruse. Një hetim ka nisur, por në komunikatën e kësaj ministrie thuhet se “është e qartë” që trupat u zbuluan nga përdorimi masiv i celularëve, pavarësisht se ishte i ndaluar përdorimi i tyre.

“Ky faktor lejoi armikun që të gjente koordinatat e personelit ushtarak dhe të godiste me raketa”, lexohet në komunikatë.