Mësues, hidraulikë dhe ndërtues mes ushtarëve vullnetarë që po përgatiten për më të keqen në kufirin me Bjellorusinë

Publikuar më: 4/1/2023, ora 21:20

Mësues, hidraulikë dhe ndërtues mes ushtarëve vullnetarë që po përgatiten për më të keqen në kufirin me Bjellorusinë

Publikuar më: 4/1/2023, ora 21:20

Në pyjet dhe kënetat e mbuluara me borë të kufirit prej 621 miljesh të Ukrainës me Bjellorusinë është një njësi e mbrojtjes territoriale që përgatitet për më të keqen. Brigada e 100-të përbëhet kryesisht nga vullnetarë – disa mësues, hidraulik, ndërtues, të cilët janë regjistruar për të fortifikuar skajet e rajonit të Volynska dhe për t’u përgatitur kundër një pushtimi tjetër rus nga veriu.

Zona prej 124 miljesh e mbrojtur nga Brigada e 100-të tani është e mbushur me mina antitank dhe e shënuar nga poste roje. Jo larg nga kodra e kapitenit Sydorchuk është një fshat ku ukrainasit veriorë kanë jetuar për breza të tërë.

Ata janë tronditur nga raportet për një pushtim të afërt nga kufiri që kapërcen shtëpitë e tyre. Disa prej tyre kanë anëtarë të familjes që jetojnë vetëm 12 milje larg në anën tjetër. Pak më poshtë rrugës që kalon nëpër fshat është një liqen që shtrihet përtej kufirit. Nga njëra anë, posta e fundit e Ukrainës. Nga ana tjetër, një kullë e gjelbër bjelloruse.

Muajin e kaluar, presidenti rus Putin dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko zhvilluan një operacion masiv trajnimi të kombinuar pasi shpallën një njësi të përbashkët ushtarake rajonale në tetor. Rusia pushtoi Ukrainën nga kufiri me Bjellorusinë në shkurt dhe zyrtarët e lartë të mbrojtjes ukrainase kanë dhënë alarmin për një tjetër inkursion nga veriu. Këtë herë ukrainasit këmbëngulin se janë të përgatitur mirë.