Parashikimi i zymtë për 2023, FMN: 1/3 e ekonomisë botërore rikthehet në recesion

Publikuar më: 4/1/2023, ora 19:38
FMN TAKSAT.duplicate frame 1588 1024x576

Parashikimi i zymtë për 2023, FMN: 1/3 e ekonomisë botërore rikthehet në recesion

Publikuar më: 4/1/2023, ora 19:38

Ekspertët, por edhe institucionet e ekonomisë kanë paralajmëruar për një vit të ri ekonomik të vështirë, madje rikthim në recesion, me shtetet që udhëheqin ekonominë botërore, që rrezikojnë të përballen me një stanjacion të fortë për shkak të dobësimit të aktivitetit ekonomik, shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe konfliktet e armatosura.

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha se 1/3 e ekonomisë botërore pritet të ndalet në rececion dhe se 2023 do të jetë një vit financiar edhe më i vështirë se viti që lamë citon “Financial Times”.

Sipas FMN, rritja ekonomike për vitin 2023 parashikohet jo më shumë se 2.7%, në rënie nga 3.2% që ishte parashikuar më herët.

Çmimet e larta, problemet për furnizim, rritja e normave të interesit dhe konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, janë shkaktarët e frenimit të rritjes ekonomike.

Në fund të dhjetorit, FMN tha se mënyra sesi Kina, përsëri, po përpëlitet të menaxhojë pandeminë koronavirus, duke i shkaktuar botës përsëri dhimbje koke, këtë herë në aspektin ekonomik. Por sipas FMN, në recesion këtë vit mund të përjetojë edhe ekonomia më e madhe në botë, ajo amerikane, edhe pse ekonomistët më në zë atje, thonë se SHBA-të mund ta shmangin këtë, me shtrëngime të politikave qeverisëse dhe rritje të lehtë të normës së interesit, që lehtëson presionin e inflacionit.

Po sipas FMN, Europa do ta ndjejë më shumë krizën ekonomike këtë vit, me ndikim e konfliktit Rusi-Ukrainë, rritjen e çmimeve të ushqimeve, të energjisë dhe inflacionit. Banka Qendrore Europiane parashikon që ekonomia europiane të rritet këtë vit me 0.5%, me 1.9% në 2024 e të bjerë sërish në 1.8%në vitin 2025.