U plagos rëndë duke pastruar borën, aktori hollivudian poston foto nga spitali

Publikuar më: 4/1/2023, ora 08:28

U plagos rëndë duke pastruar borën, aktori hollivudian poston foto nga spitali

Publikuar më: 4/1/2023, ora 08:28

Aktori Jeremy Renner ka publikuar foton e parë që pas aksidentit që i ndodhi duke pastruar borën në oborrin e banesës së tij, më 1 janar.

Në Instagram, 51-vjeçari postoi një fotografi dhe shkroi: “Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira. Unë nuk jam në gjendje për të shkruar, por ju përshëndes të gjithëve”.

Jeremy Renner ka qenë dy herë i nominuar për çmimin Oscar, me interpretimet e tij në “The Town” dhe “The Hurt Locker”, si dhe ka luajtur rolin e Hawkeye në sagën e filmave “Avengers”.