“9 shtete tërhoqën njohjen e Kosovës”, reagon Ministria e Jashtme

Publikuar më: 5/1/2023, ora 18:14
Donika gervalla ISN frame 1167 1024x576

“9 shtete tërhoqën njohjen e Kosovës”, reagon Ministria e Jashtme

Publikuar më: 5/1/2023, ora 18:14

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë rrëzoi pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se 9 shtete e kanë tërhequr njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës gjatë vitit 2022.

Përmes një deklarate për mediat, ministria shprehet se pretendime të tilla nuk janë vërtetuar as pas bisedimeve me përfaqësues të ndryshëm të këtyre shteteve për të cilat shprehet Vuçiç se janë tërhequr nga vendimi i tyre i mëparshëm për Kosovën.

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Më tej, Ministria e Jashtme e Kosovës i bën thirrje zyrtarëve serbë që çështjet e hapura mes dy vendeve do ishte më mirë që të zgjidheshin me dialog sesa me fushata dezinformimi.

“Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellë”, shkruhet më tej në njoftimin e MPJD-së.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media më 4 janar deklaroi Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua, Shën Lucia dhe Maldivet kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.