Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksidenti me tre viktima në Rrugën e Arbrit, arrestohet 28-vjeçari që drejtonte mjetin

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 13:58 | Kronikë
Aksidenti me tre viktima në Rrugën e Arbrit, arrestohet

Është vënë në pranga shoferi që shkaktoi mbrëmjen e së mërkurës aksidentin me tre viktima në Rrugën e Arbrit.

Njoftohet se i arrestuari është E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Ditën e djeshme, rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ai është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga një 55-vjeçar, banues në Maqellarë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Lulzime Istrefi, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi, nga e njëjta familje. Kurse, të plagosur mbeten Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

https://a2news.com/2023/01/04/aksident-i-rende-ne-rrugen-e-arbrit-tre-viktima-mes-tyre-dy-vellezer/

A2 CNN Livestream

Dita jonë