Dhoma e Përfaqësueseve në kaos, republikanët nuk bien dakord për zgjedhjen e kryetarit

Publikuar më: 5/1/2023, ora 12:01

Dhoma e Përfaqësueseve në kaos, republikanët nuk bien dakord për zgjedhjen e kryetarit

Publikuar më: 5/1/2023, ora 12:01

Po rezulton një sfidë përpjekja e republikanëve për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së përfaqësuesve.

Pavarësisht 6 përpjekjeve, kandidati republikan, Kevin McCarthy, dështoi të siguronte mbështetjet e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar.

“Mendoj se është më mirë të lejojmë njerëzit të punojnë më shumë mbi këtë”, deklaroi McCarthy.

Janë 20 republikanët që votuan kundër McCarthy-t në votimin e 6-të dhe të fundit të mërkurën, përfshirë ligjvënësen e Kolorados, Lauren Boebert. Ajo tha se mbështetja e ish-presidentit Donald Trump për Mccarthin nuk do t’i ndryshonte mendjen.

Kandidati republikan, Kevin McCarth

“Mendoj se presidenti duhet t’i thotë McCarthit: Zotëri, ti nuk i ke votat, kështu ka ardhur koha të tërhiqesh”, deklaroi ajo.

 Një burim i afërt me McCarthin, tha se bisedimet me kundërshtarët konservatorë po vazhdojnë në një përpjekje për të grumbulluar më shumë vota. 

Aktualisht, republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të ngushtë, prej vetëm 9 ligjvënësish ndaj demokratëve. Republikanët kanë 222 ligjvënës në këtë dhomë dhe McCarthy i duhen 218 vota për t’u zgjedhur kryetar, në rast se të gjithë përfaqësuesit e të dy krahëve marrin pjesë në votim dhe askush nuk abstenon.

Por një grup republikan, i quajtur “Grupi i Lirisë”, e ku bëjnë pjesë anëtarët më konservatorë të partisë, mendojnë se McCarthy nuk është aq konservator sa duhet për të udhëhequr republikanët në dhomën e ulët.