Gripi nuk lejon Berishën të marrë pjesë në ditëlindjen e RD-së

Publikuar më: 5/1/2023, ora 18:49

Gripi nuk lejon Berishën të marrë pjesë në ditëlindjen e RD-së

Publikuar më: 5/1/2023, ora 18:49

Është festuar pasditen e kësaj të enjteje 32-vjetori i themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, me një ceremoni ku të pranishëm kanë qenë themelues të gazetës, gazetarë e politikanë.

Megjithatë ka rënë në sy mungesa e kreut të PD, Sali Berisha. Arsyen e mungesës së tij e zbuloi Oerd Bylykbashi. Ai tha se Berisha është me grip dhe pavarësisht dëshirës së tij deri në minutat e fundit për të marrë pjesë në këtë ceremoni nuk ka mundur të ishte i pranishëm, por urimet e tij i dha Bylykbashi.

“Më bie privilegji t’iu drejtohem sot në këtë 32-vjetor të themelimit të Rilindjes Demokratike, t’iu përcjell edhe urimet më të mira të Berishës, i cili për arsye të një gripi nuk arriti dot që të na bashkohej.

Ju përcjell edhe urimet e tij në 32-vjetorin e Rilindjes Demokratike dhe urime në këtë vit të ri 2023”, u shpreh Bylykbashi.