Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kërkon sërish lirimin, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimin e Lefter Kokës

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 10:44 | Politikë
Kërkon sërish lirimin, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimin e ish-ministrit Lefter Koka për lirim nga qelia. Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg".

Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021, ndërsa ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie, një për hetimin e inceneratorit të Fierit dhe një për atë të Elbasanit.

Koka akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”.

Sipas SPAK, ish-ministri i Mjedisit dyshohet se ka përfituar 3,7 milionë euro ryshfet gjatë procedurës koncensionare të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe për gati 1,2 milionë euro ryshfet në rastin e inceneratorit të Fierit.

https://a2news.com/2022/09/02/deshtoi-ne-mars-lefter-koka-kerkon-serish-lirine-ne-gjykaten-e-larte/
https://a2news.com/2022/10/17/paralajmerimi-i-avokatit-lefter-koka-eshte-i-semure-por-gjalle-do-te-dalin-fakte-qe-nuk-i-keni-degjuar-deri-tani/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli