Kontrata e trajnerit kuqezi Sylvinho, zbulohen shifrat për EURO 2024

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 13:58 | Futboll
Kontrata e trajnerit kuqezi Sylvinho, zbulohen shifrat për EURO 2024

Një milion euro shpërblim për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, kjo pritet të jetë shifra që Sylvinho dhe stafi i tij do të përfitojnë gjatë punës me Kombëtaren, nëse realizojnë objektivin madhor të përcaktuar.

Shuma totale e vendosur në formë bonusi është thuajse sa dyfishi i pagës që trajneri brazilian dhe ndihmësit e tij, Dorival Guidoni nënkampion bote me Brazilin në vitin 1998 dhe Pablo Zabaleta, nënkampion bote me Argjentinën në 2014-n.

Edhe në këtë rast shifrat nuk janë ende zyrtare, por përflitet që paga e trajnerit gjatë 18 muajve të kontratës me federatën e Futbollit do të jetë rreth 500 mijë euro, teksa 100 mijë euro të tjera janë paga për stafin.

Sylvinho është një trajner pa eksperiencë dhe me pagë të përballueshme. I ri, me ambicie dhe që mund të shkëlqejë falë bashkëpunimeve me ish-teknikun e Brazilit, Tite, apo si ndihmës i Mancinit tek Interi. Duket se ishte ky kombinimi vendimtar në zgjedhjen e Sylvinhos në krye të stolit të Kombëtares. Gjithmonë me kushtin që pagesa dhe vazhdimësia me kuqezinjtë do të varen nga rezultatet në fushë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/04/legjenda-e-city-t-asistent-i-sylvinho-s-te-kombetarja/
https://a2news.com/2023/01/02/perfundon-epoka-italiane-fshf-zyrtarizon-ne-stolin-e-kombetares-brazilianin-e-njohur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos