Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Merkato e Bayern, Sommer zëvendëson Neuer, pritet firma e Blind

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 17:05 | Futboll
Merkato e Bayern, Sommer zëvendëson Neuer, pritet firma e Blind

Bajerni i Mynihut përforcohet në merkato, për të zëvendësuar Lucas Hernandez dhe Manuel Neuer, dy yjet e dëmtuar gjatë periudhës së Kupës së Botës.

Për të zëvendësuar kapitenin Neuer, i cili theu këmbën duke bërë ski, kandidat kryesor është Yann Sommer.

Portieri i Zvicrës e njeh mjaft mirë kampionatin gjerman dhe prej moshës 34-vjeçare nuk përbën një investim që rëndon arkat e klubit.

Ndërkohë, për krahun e majtë të mbrojtjes, si pasardhës i Lucas është përzgjedhur Dalei Blind. Mbrojtësi holandez pritet që në orët në vijim të udhëtojë drejt Gjermanisë për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë