Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Mezi e shpëtuam paqen në Kosovë", Vuçiç: Shtohen përpjekjet diplomatike për një marrëveshje

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 11:42 | Kosova
"Mezi e shpëtuam paqen në Kosovë", Vuçiç:

Serbia mezi e shpëtoi paqen në Kosovës. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksander Vuçiç, gjatë fjalimit ditën e mërkurë në Beograd, teksa ju referua zhvillimeve në veriun e Kosovës, në muajin dhjetor.

Për gati tri javë me radhë grupet serbe zhbllokuan rrugët në shenjë proteste për arrestimin e kryepolicit, Dejan Pantic. “Ne nuk kemi provokuar askënd, as për një sekondë, vetëm nëse disa njerëz e konsiderojnë provokim që ne i shohim njerëzit tanë në Kosovë si qytetarë të vendit tonë”, deklaroi presidenti serb.   

Vuçiç theksoi se Serbia "dëshiron gjithmonë paqe me shqiptarët" dhe kërkoi "respektimin e të gjitha marrëveshjeve" të nënshkruara mes dy vendeve.

Muaji janar pritet të jetë periudhë e përpjekjeve të reja diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shmangien e ripërtëritjes së tensioneve ndërmjet tyre. Presidenti serb tha se Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar.

Presidenti serb tha se më pas në rajon do të qëndrojnë edhe negociatorët evropianë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve ndërmjet palëve në dritën e një propozimi që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara e cila nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshin propozimin që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

https://a2news.com/2022/12/30/nderkombetaret-do-te-vijne-ne-beograd-vucic-tregon-cfare-ndodh-ne-janar-me-kosoven/
https://a2news.com/2023/01/03/kfor-i-heq-automjetet-e-bllokuara-ne-veri-te-kosoves-po-rikthejme-lirine-e-levizjes/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani