Nis funerali i Papa Benediktit, Françesku drejton ceremoninë e përcjelljes së paraardhësit të tij

Publikuar më: 5/1/2023, ora 10:11
Untitled Design 8 1280x720

Nis funerali i Papa Benediktit, Françesku drejton ceremoninë e përcjelljes së paraardhësit të tij

Publikuar më: 5/1/2023, ora 10:11

Funerali i ish-Papës Benedikti XVI, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, filloi mëngjesin e sotëm në një ceremoni tradicionale të udhëhequr nga Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Në përputhje me dëshirat e Benediktit, varrimi i tij do të jetë “modest”, sipas drejtorit të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Ky do të jetë rasti i parë në kohët moderne që një papë kryeson funeralin e paraardhësit të tij. Ndërkohë, besimtarët kanë mbushur sheshin, i cili mund të mbajë rreth 60.000 persona, në pritje të ceremonisë.

Ceremonia do të jetë e ngjashme me atë të një pape në fuqi, por do të ketë disa modifikime.

Benedikti do të thirret Papa Emeritus gjatë funeralit dhe gjuha e disa lutjeve do të jetë e ndryshme sepse ai nuk ishte papa në fuqi kur vdiq.

Arkivoli i Benediktit u largua nga Bazilika e Shën Pjetrit rreth orës 08:45 të mëngjesit me orën lokale të enjten. Më pas, arkivoli i Benediktit do të transportohet përmes Bazilikës dhe në kriptin e Vatikanit për varrim, në varrin e parë të Gjon Palit II.