Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një valë tjetër Covid? Situata në Shqipëri e qetë, është gripi më agresiv

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 16:08 | Aktualitet
Një valë tjetër Covid? Situata në Shqipëri e qetë,

Shqipëria ende nuk ka sinjale për praninë e mutacioneve të reja të Covid-19 të cilat kanë rënduar situatën në Kinë. Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës kombëtare dhe ekspert i komitetit teknik tregon se aktualisht jemi në një periudhë të qetë, me infektime të pakta nga koronavirusi.

“Fatmirësisht nuk ka shtim të numrit në këtë moment, fatmirësisht imunizimi natyral dhe numri i lartë i vaksinave që ishin armët më të mira, u përdorën”, thotë Brataj.

Europa ka rikthyer masat anti-Covid për qytetarët që vijnë nga Kina, jo vetëm për të konfirmuar pozitivitetin ndaj Covid-19, por edhe variantet e reja që janë në qarkullim. Grifon dhe Cerebrus janë dy mutacionet që  kanë gjunjëzuar Kinën, si dhe kanë rritur alertin në Amerikë dhe në Europë. Mutacioni Cerebrus Covid-19  është shumë i transmetueshëm, por edhe agresiv. “Ky variant i mbijeton më shumë se në variantet e dertanishme, qoftë mbrojtjes natyrale dhe vaksinave. Prandaj është shqetësues, se i shmanget mbrojtjes sonë”, thotë Brataj.

Shqipëria ende nuk ka vendosur kufizime ndaj shtetasve që vijnë nga Kina. Po sipas Skënder Bratajt situata që po ndodh atje nuk mund të përsëritet në vendin tonë dhe kjo për disa arsye. “Jemi të mbrojtur, kemi kaluar disa variante përmes sëmundjes dhe vaksinimit. Ky nënvariant, në një popullsi si Kina, ku pjesa më e madhe ishte “e virgjër”, mund edhe të sjellë nënvariante të tjera”.

Aktualisht, në Europë dhe në vendin tonë është dominat gripi stinor dhe viroza të tjera respiratore. Këtë periudhë gripi i tipit A është shumë më agresiv edhe se vetë mutacionet Ba4 dhe Ba5 të Omicron. Eksperti i Komitetit Teknik rekomandon popullatën për kryerjen e vaksinës së gripit por edhe dozat e adaptuara të vaksinës anti-Covid-19 që mbrojnë nga në nënvariantet e Omicron.

A2 CNN Livestream

Dita jonë