Rama publikon shifrat: 2022-i, viti me më pak vrasje në tre dekada

Publikuar më: 5/1/2023, ora 18:30
rama per bayraktaret

Rama publikon shifrat: 2022-i, viti me më pak vrasje në tre dekada

Publikuar më: 5/1/2023, ora 18:30

Në vijim të postimeve në rrjetet sociale gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministrit Rama i ka bërë jehonë dhe situatës së sigurisë në vend gjatë vitit që lamë pas.

Sipas kreut të qeverisë, 2022 ishte viti me më pak vrasje 30 vitet e fundit, duke rrëzuar në këtë mënyrë atë që ai e quan “jehonë shurdhuese mediatike”.

“Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit

Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit. Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”, shkruan kryeministri.