Rama vijon takimin me ministrat: Analiza e 2022 na bën optimistë

Publikuar më: 5/1/2023, ora 09:46
rama takim me ministrat 1 999x720

Rama vijon takimin me ministrat: Analiza e 2022 na bën optimistë

Publikuar më: 5/1/2023, ora 09:46

Kryeministri Edi Rama vijon edhe të enjten mbledhjen e kabinetit qeveritar, e para për këtë vit. Gjatë ditës së sotme, do të raportojnë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkroi kryeministri në Facebook, duke postuar disa foto nga agjenda e ditës.

Takimi nisi një ditë më parë dhe u zhvillua në vilën 31, ku zgjati më shumë se 5 orë. Drejtuesi i çdo dikasteri raportoi para shefit të qeverisë për punën e bërë deri tani, projektet e realizuara dhe ato që presin zgjidhje.

Pasdite te kryeministri Rama do të ketë një takim edhe me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.