Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e Edmond Papës, kush e porositi krimin, hetuesit tek origjina e targave belge

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 15:39 | Kronikë
Vrasja e Edmond Papës, kush e porositi krimin, hetuesit tek origjina e

Babai i Albano Velos, njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës, ka thënë se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit dhe se nuk e ka ndihmuar që të dalë jashtë vendit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se efektivi i komisariatit nr.4 në kryeqytet Dilaver Velo, i pezulluar nga radhët e bluve, deri në këtë fazë të hetimit nuk ka dhënë asgjë të dobishme që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes dhe përfshirjen e të birit në krim.

Paralelisht ndaj tij kanë vijuar hetimet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa i riu ka mohuar deri më tani akuzat përballë hetuesve. Velo ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri dy ditë përpara atentatit, pasi ka qenë në Itali.

Sipas sistemit TIMS, Albano Velo ka dalë nga vendi ynë më datë 10 dhjetor dhe ka qëndruar vetëm 4 ditë në Francë.  Alibia e të riut, sipas hetuesve, rrëzohet nga kamerat e sigurisë që e kanë fiksuar pranë vendit të ngjarjes.

Përveç pamjeve, janë zbërthyer edhe qelizat telefonike, të cilat e zbulojnë se në kohën kur ka ndodhur vrasja Albano Velo ka qenë për një kohë të gjatë në zonën e Selitës në Tiranë. Nga ana tjetër përveç arrestimit të tij, është shpallur në kërkim edhe Ervin Bode, për të cilin ndonëse ka dyshime se është larguar ilegalisht nga territori shqiptar, në sistemin TIMS rezulton në Shqipëri.

Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që dy emrat e mësipërm, Velo si ndihmës dhe Bode si ekzekutor, i dyshuar dhe si lidhje e afërt e Aleksandër Sadikajt që u eliminuar gjatë verës me tritol në Tiranë, ta kenë kryer krimin për llogari të një personi të tretë. Për këtë policia po heton origjinën e “Audit” me targa belge që u përdor për largimin e Bodes nga vendngjarja, ndonëse vetë ai drejtonte një “Smart” të cilin e la pranë zonës së krimit.

https://a2news.com/2023/01/03/vrasja-e-edmond-papes-autori-i-dyshuar-djali-i-nje-punonjesi-policie/
https://a2news.com/2022/12/16/kush-eshte-edmond-papa-u-vra-me-5-plumba-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu