Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

1000 trupa në Sinaloa për rikthimin e qetësisë, dhjetëra viktima nga ‘kryengritja’ e kartelit

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:00 | Bota

Merr përmasa tragjike dhuna e orëve të fundit mes anëtarëve të kartelit të drogës së Sinaloa dhe policisë, pas arrestimit të djalit të “El Chapo”, Ovidio Guzmán-López.

Mediat bëjnë me dije se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, të paktën 29 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithçka shpërtheu furishëm kur forcat e policisë arrestuan drejtuesin e klanit të Sinaloa, njëkohësisht djalin e liderit famëkeq “El Chapo”, i cili aktualisht është duke shlyer dënimin e tij në një burg amerikan.

Anëtarët e klanit bllokuan rrugët kryesore me makina, madje për shkak të të shtënave u pezulluan të gjitha fluturimet në 3 aeroportet e Sinaloa.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se mes viktimave janë dhe 10 ushtarakë, ndërkohë që mësohet se të paktën 1000 trupa janë dislokuar në terren për rikthimin e qetësisë.

Guzmán-López, i njohur me nofkën “miu” akuzohet për trafik ndërkombëtar drogë, pastrim parash, vrasje dhe shumë krime të tjera.

Operacioni për arrestimin e tyre kishte nisur 6 muaj më parë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim 5 milionë dollarë për kokën e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani