Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestimi i djalit të El Chapos, për pak u shmang lufta civile, SHBA e përfshirë në operacionin 6-mujor

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 15:01 | Bota
Arrestimi i djalit të El Chapos, për pak u shmang lufta civile, SHBA e

“Dhurata” për vizitën e presidentit amerikan, Joe Biden, pranë Meksikës, gati sa nuk nisi një luftë civile. 3 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në përleshjet e armatosura në Sinaloa pas arrestimit të djalit të “mbretit” të kartelit meksikan të drogës, El Chapo, që vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në SHBA. Ovidio Guzman-lopez, i cili dyshohet se ka marrë rolin e të atit në drejtim të kartelit famëkeq, u ndalua në Kuliakan dhe më pas u transferua me helikopter në Meksiko Siti.

Banda të armatosura dhe të zemëruara për arrestimin, vendosën bllokada në rrugë, dogjën automjete dhe sulmuan një aeroport lokal në tentativë për të penguar transferimin e djalit të El Chapo-s. Dy avionë u goditën nga të shtënat, njëri prej të cilëve në momentin kur po nisej për fluturim.

“Po filmoja kur forcat ajrore mbërritën në aeroport, të cilat u pritën me të shtëna armësh. Tentuan të largoheshim, por nuk mundëm pasi kishte të shtëna dhe avioni u detyrua të ngrihej sërish. Të gjithë janë shtrirë në dyshemenë e aeroportit”, tha një dëshmitar, i identifikuar si Ernesto Ramos.

Nga episodet e dhunës, më shumë se 100 fluturime u anuluan në 3 aeroportet e Sinaloas. Shkollat, disa dyqane dhe institucione lokale janë mbajtur të mbyllura për shkak të situatës. Guvernatori i këtij shteti meksikan konfirmoi se 18 persona janë pranuar në spital me dëmtime nga përplasjet e armatosura. Ovidio Guzman-Lopez, që mban nofkën “Miu”, akuzohet për trafik droge, deri në 2,2 tonë metamfetaminë në muaj nga 11 laboratorët e tij të paligjshëm, vrasjen e informatorëve të policisë, rivalëve në trafikun e drogës dhe të një këngëtari të njohur meksikan që refuzoi të këndonte në dasmën e tij.

Meksika pranoi se në operacionin 6-mujor për kapjen e tij janë përfshirë dhe zyrtarë amerikanë. Drejtësia amerikane kishte vendosur dhe një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacione lidhur me kapjen e tij. “Miu” ishte arrestuar dhe në 2019, por u lirua për të shmangur një guerile urbane nga mbështetësit e tij.

https://a2news.com/2022/10/22/e-sheh-diellin-per-vetem-nje-ore-ne-dite-el-chapo-kerkon-te-fitoje-lirine/
https://a2news.com/2023/01/05/momente-tmerri-ne-aeroportin-e-culiacan-pas-arrestimit-te-djalit-te-el-chapo-s/
https://a2news.com/2023/01/05/arrestohet-djali-el-chapos-shperthen-dhuna-ne-meksike-mbyllen-shkollat-dhe-aeroportet/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani