Denoncimi i Berishës: Qeveria luan bixhoz, arsimtarët nuk kanë marrë rrogat

Publikuar më: 6/1/2023, ora 19:36
berisha per pakon e madhe frame 40 1280x720

Denoncimi i Berishës: Qeveria luan bixhoz, arsimtarët nuk kanë marrë rrogat

Publikuar më: 6/1/2023, ora 19:36

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë se ende nuk ka dhënë pagat e dhjetorit për arsimtarët në mbarë vendin.

Sipas kreut të PD, kryeministri Rama nuk ka u ka dhënë pagat mësuesve pasi fondin e caktuar për këtë gjë e ka përdorur për interesa obskure.

“Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve përfshirë këtu kamatën për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktor përshëndetje! Shqetësim i madh është mos’hedhja e rrogave të mësuesve për muajin dhjetor.  Të lutem ngrije tani si shqetësim se jam me ata tani dhe duhet patjetër të ndërhysh”, shkruan Sali Berisha në rrjetet sociale.