Dy të plagosur me armë në Kosovë, qëllohet nga një mjet në lëvizje

Publikuar më: 6/1/2023, ora 18:29
policia e kosoves nata 600x347 1

Dy të plagosur me armë në Kosovë, qëllohet nga një mjet në lëvizje

Publikuar më: 6/1/2023, ora 18:29

Dy persona, një prej të cilëve i mitur kanë mbetur të plagosur në Drajkovc të Shtërpcës pasi u qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje.

Sipas Policisë së Kosovës, dy serbët kanë qenë duke ecur në zonën e Shtërpcës teksa nga një makinë që po qarkullonte në drejtim të Ferizajt është qëlluar me armë zjarri.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Dy të plagosurit një 21 vjeçar dhe një 11 vjeçar fillimisht u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe më pas u transferuan me autoambulancë në spitalin e Graçanicës.

Aktualisht rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes, ndërkohë që autori u arrestua pas disa orësh.