Dy persona grabisin biznesin në Durrës

Publikuar më: 6/1/2023, ora 21:19
Untitled Design 27 1280x720

Dy persona grabisin biznesin në Durrës

Publikuar më: 6/1/2023, ora 21:19

Një dyqan me produkte ushqimore është grabitur mbrëmjen e së premtes në në lagjen nr. 15, Durrës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur dy persona ende të paidentifikuar, janë futur në dyqanin në pronësi të M. T., dhe kanë marrë xhiron ditore prej 15 000 lekësh të rinj.

Më pas dy personat janë larguar me një automjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para është identifikuar automjeti me të cilin janë larguar autorët.