Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Habilajt duan “Audin”, i kërkojnë Gjykatës së Lartë t’iu kthejë pasuritë e konfiskuara

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 16:35 | Ekonomi
Habilajt duan “Audin”, i kërkojnë Gjykatës së

Anëtarët e fisit të Habilajve, të fajësuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, e kanë zhvendosur në Gjykatën e Lartë betejën me SPAK për të rimarrë pasuritë e konfiskuara.

Përmes një rekursi të dërguar në Gjykatën e Lartë, Moisie Florian Habilaj kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të qershorit 2022.

Ky vendim la në fuqi Shkallën e Parë për kalim në llogaritë shtetit të 9 pasurive të tyre dhe familjarëve, me një vlerë prej gati 80 milionë lekë të rinj në total. Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8.

Anëtarët e grupit të Habilajve, u hetuan nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, në të njëjtin dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas veçimit të çështjeve, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme në maj të vitit 2021 me 37 vite burg në total për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Dënimi më i rëndë, me 10 vite burg në mungesë, u dha për Moisi Habilajn, i akuzuar si drejtues i grupit. Paralelisht, ata u dënuan me burg edhe nga Gjykata e Katanias në Itali, për trafik të narkotikëve.

https://a2news.com/2022/08/13/ceshtja-habilaj-gjykata-njeh-me-masen-arrest-me-burg-ish-shefin-e-policise-sokol-bode/
https://a2news.com/2022/05/19/15-vite-burg-per-moisi-habilajn-gjykata-e-larte-ne-itali-nuk-ndryshon-vendimin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë