Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koincidenca e jashtëzakonshme, humbja në fillim të vitit sjell fat, Napoli beson te titulli

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:20 | Futboll
Koincidenca e jashtëzakonshme, humbja në fillim të vitit sjell

Humbja e Napolit në ndeshjen e parë për vitin 2023, u cilësua si rezultati që shërbeu për të rihapur garën në Serie A. Paraqitja jo në lartësinë e duhur ndaj Interit ngriti shumë dyshime për vazhdimësinë e ekipit të Spalletti-t dhe i dha shpresë rivalëve.

Për herë të parë, Napoli tregoi disa dobësi, mbi të gjitha në aspektin fizik dhe në ndërtimin e aksioneve ofensive. Megjithatë, disfata në “San Siro” mund të interpretohet edhe në mënyrë pozitive. Për këtë shërbejnë disa statistika të së kaluarës, që shoqërohen me koincidenca të jashtëzakonshme.

Në të dy sezonet kur ka fituar titullin kampion në Itali, Napoli i ka humbur ndeshjet e para, pas pauzës për ndryshimin e viteve. Duke nisur nga edicioni 1986/87, kur ekipi i Ottavio Bianchi luante në Firence si kryesues dhe pa asnjë humbje. Ashtu si ndodhi në Milano, edhe në atë rast, të kaltërit u thyen 3-1 nga Fiorentina.

Episodi interesant u përsërit edhe në sezonin 1989/90. Në atë rast u luajt më 30 dhjetor dhe skuadra e Bigon ishte sërish e pamposhtur nëkampionat, por u dorëzua 3-0 përballë Lazios në kryeqytet.

Koincidenca e Napolit lidhet edhe me triumfin e Argjentinës. Në vitin 1986, albiçelestët u shpallën kampionë bote, njësoj si ndodhi së fundmi në Katar. Në të dy rastet, Napoli e nisi keq kampionatin, duke pësuar humbjen e parë. Për më tepër, data shënonte 4 janar, njësoj si në sezonin aktual. Edhe pse i tremben besëtytnive, te Napoli besojnë se ky mund të jetë viti i mbarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli