Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Luftë” në Meksikë, ushtria qëllon nga ajri anëtarët e kartelit të drogës

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:52 | Bota

Qyteti Culiacán në Meksikë është kthyer në zona lufte pas arrestimit të djalit të mbretit të drogës El Chapo.

Mediat kanë publikuar një video në të cilën shfaqet një avion sulmues meksikan duke qëlluar në drejtim të anëtarëve të kartelit.

Forcat meksikane të sigurisë kapën të enjten trafikantin e fentanilit Ovidio Guzmán Lopez, me nofkën 'El Raton' ose Miu, në qytetin veriperëndimor të Culiacan dhe e dërguan për në Mexico City me një aeroplan ushtarak.

Arrestimi ishte rezultat i gjashtë muajve punë të inteligjencës për gjurmimin e 32-vjeçarit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e operacioneve të babait të tij që kur El Chapo-Joaquin Guzman - u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017.

Por Culiacán që atëherë është përfshirë nga kaosi, dhuna, përplasjet me armë zjarri dhe zjarrvënia, vetëm disa ditë përpara se presidenti i SHBA-së Joe Biden të marrë pjesë një samit të liderëve të Amerikës së Veriut në Mexico City.

Deri më tani, tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën në trazira ndërsa anëtarët e bandës bllokuan rrugët me kamionë në të cilët kishin mitralozë, dogjën automjete dhe sulmuan një aeroport lokal.

Pamjet e postuara në Twitter tregojnë aeroplanë të armatosur ushtarakë meksikan me një motor në një përleshje në Culiacán kundër anëtarëve të kartelit Sinaloa.

https://a2news.com/2023/01/06/1000-trupa-ne-sinaloa-per-rikthimin-e-qetesise-dhjetera-viktima-nga-kryengritja-e-kartelit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë