Luftonte prej kohësh, humb betejën e jetës edhe Gianluca Vialli

Publikuar më: 6/1/2023, ora 10:40

Luftonte prej kohësh, humb betejën e jetës edhe Gianluca Vialli

Publikuar më: 6/1/2023, ora 10:40

Bota e sportit tronditet sërish nga vdekja e një ylli të futbollit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Sampdories, Juventusit dhe Chelsea, Gianluca Vialli.

Italiani 58-vjeçar, zëvendësi i Mancinit tek Italia, me te cilën fitoi edhe Europianin në vitin 2021, vuante nga një sëmundje e rëndë, kanceri i pankreasit, me të cilin ka luftuar disa vjet, nga viti 2017.

Me fanella të ndryshme, Vialli ka shënuar 167 gola në gara zyrtare, si dhe 16 me Italinë.