Më 16 janar, Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 6/1/2023, ora 13:49
gjykata kushtetuese 1024x576

Më 16 janar, Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 6/1/2023, ora 13:49

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 30.12.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 16.01.2017 dhe rishpallur më datë 19.04.2019, 03.06.2021, 31.01.2022, si edhe më datë 28.10.2022.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 16.01.2023, ora 09:30.