“Natyra njerëzore” e Suela Noisit, piktores që kthehet te rrënjët

Publikuar më: 6/1/2023, ora 20:55

“Natyra njerëzore” e Suela Noisit, piktores që kthehet te rrënjët

Publikuar më: 6/1/2023, ora 20:55

Figura femërore që shpërfaqen e ndërthuren me natyrën, në një simbiozë që shënjohet më së shumti me ngjyrën blu që nuk i mungon asnjë tabloje, kështu vjen ekspozita më e re në galerinë e qytetit të Durrësit.

“Më pëlqen shumë natyra dhe fytyrat e grave, prandaj kam krijuar një miksim mes të dyjave. Jam rritur gjithnjë afër detit dhe për mua bluja përfaqëson detin. Përfaqëson jetën time, fëmijërinë time. Do jetë një element gjithnjë i pranishëm tek unë”, tha Suela Noisi, piktore.

Megjithëse e lindur dhe e rritur në vendin fqinj, e bija enjë admirali të marinës italiane dhe një vajze të bukur nga Durrësi, Suela nuk i ka humbur lidhjet me origjinën e saj duke sjellë kështu përmes artit atë çka lidh figurën femërore me vendlindjen e nënës së saj.

Gjatë mbrëmjes, artistja autodidakte u nderua me një certifikatë nga Shoqata Ndërkombëtare e Policisë (IPA), e cila iu dorëzua nga presidenti Skëndër Doda, në shenjë vlerësimi.