“Nxori thikën dhe më godiste me shkelma”, e moshuara tregon momentet e tmerrit

Publikuar më: 6/1/2023, ora 09:10

“Nxori thikën dhe më godiste me shkelma”, e moshuara tregon momentet e tmerrit

Publikuar më: 6/1/2023, ora 09:10

67-vjeçarja Luljeta Hoxha, nga fshati Pirg i Korçës, në 29 dhjetor të vitit të kaluar u dhunua dhe u grabit në banesën e saj nga persona të maskuar.

Më shumë se një javë nga ngjarja, Policia e Korçës ende nuk ka identifikuar asnjë nga autorët, ndërsa vetë e moshuara, nga ambientet e spitalit, tregon momentet e vështira që përjetoi nga dhunuesit: ““Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashë të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Lekët, më tha, se të vrava! I thoja se nuk kam lekë, vetëm pensionin. Lekët, më tha përsëri, se të vrava. Më lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe më godiste. Më mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lekë. Nxori thikën dhe më godiste me shkelma. Lekët i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 000 euro m’i mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vetë. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha. Shkova te komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshia, më pyetën dhe u tregova. Më mori policia dhe më solli pa ndjenja në spital”.

Edhe pse vetë e dhunuar, nuk di të drejtojë gishtin apo të hedhë dyshime mbi autorët, këto të fundit, sipas policisë, dyshohen të jenë persona që ose kanë njohje me 67-vjeçaren, ose mund të jenë ndihmuar nga të afërm të saj, pasi kishin dijeni që e moshuara mbante shumën prej 10 mijë eurosh që e kishte përfituar nga shitja e tokave.