Plagosja e dy serbëve në Kosovë, rikthehen bllokimet e rrugëve

Publikuar më: 6/1/2023, ora 20:36
322221448 726531518671686 6441684895679441039 n 780x439 1

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, rikthehen bllokimet e rrugëve

Publikuar më: 6/1/2023, ora 20:36

Plagosja e dy serbëve në Kosovë ka nxjerrë në protestë qindra qytetarë të tjerë serbë të cilët në shenjë indinjimi kanë bllokuar aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë.

Qytetarët serbë kanë vendosur goma në të dyja anët e aksit rrugor dhe i kanë vendosur atyre flakën duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur bisedimet me protestuesit që të largohen dhe të hapin rrugën.

Dy qytetarët serbë u qëlluan me armë zjarri pranë Shtërpcës nga një makinë në lëvizje. Autori i këtij krimi u arrestua pas disa orësh, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Sipas të dhënave ai është anëtar i FSK.

Për këtë incident reagoi Lista Serbe e cila akuzoi autoritetet e Kosovës se po qëllon ndaj civilëve, ndërkohë që kryeministri Kurti dënoi aktin dhe kërkoi dënim të rëndë për autorin.