Plagosje me thikë te “Rruga e Kavajës” në Tiranë

Publikuar më: 6/1/2023, ora 17:59
policia naten 1188x720

Plagosje me thikë te “Rruga e Kavajës” në Tiranë

Publikuar më: 6/1/2023, ora 17:59

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, ku gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç.

Për pasojë, 25-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të saj. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, i cili është larguar pas plagosjes.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.”

Njoftimi i Policisë së Tiranës