Po xhironin një video, reperët e njohur sulmohen me armë zjarri, 10 të plagosur

Publikuar më: 6/1/2023, ora 08:51

Po xhironin një video, reperët e njohur sulmohen me armë zjarri, 10 të plagosur

Publikuar më: 6/1/2023, ora 08:51

Ka ende shumë detaje për të sqaruar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmjen e djeshme në një restorant të njohur të Majemit, e frekuentuar nga VIP-at më të njohur amerikanë.

Sipas autoriteteve të policisë lokale, një zënkë e cilësuar si episodike ka shkaktuar një shkëmbim zjarri midis dy grupeve që ndodheshin në restorantin “The Licking”.

Një nga sukseset më të mëdha të reperit French Montana.

Njëri prej grupeve, sipas dëshmive ende të pakonfirmuara zyrtarisht, ishte i përbërë nga një grup artistësh dhe stafi i tyre, ku më të njohurit ishin reperët French Montana dhe Rob49.

Këto të fundit mësohet se po xhironin videon e tyre të fundit, ndërkohë që nuk dihet shkaku që ndezi fitilin e sherrit masiv, që dha një bilanc me të paktën 10 të plagosur, ku njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve, sipas disa videove të qarkulluara në rrjetet sociale, mund të jenë vetë artistët.

Frech Montana është një reper i njohur në të gjithë botën falë hiteve si Unforgettable.