Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, prezantohen projeksionet e 14 majit

Publikuar më: 6/1/2023, ora 18:18
rama teatri 1280x720

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, prezantohen projeksionet e 14 majit

Publikuar më: 6/1/2023, ora 18:18

Strategjia e socialistëve për zgjedhjet vendore të 14 majit u diskutua në vilën qeveritare ndërmjet kryesocialistit Edi Rama dhe drejtuesve politik të Selisë Rozë.

Të dërguarit e Ramës në qarqe prezantuan performancën e kryebashkiakëve aktuale si dhe rezultatet e sondazheve në çdo bashki.

Përveçse situatës në bazë, socialistët do t’i bëjnë me dije edhe projeksionin e rezultatit të 14 majit duke u bazuar mbi analizën e bërë.

Këtë takimi e ka nisur rajoni i veriut dhe pasi të pasqyrohet situata e tyre do të jetë kryesocialisti ai qe do të japë porositë e tij.

Rama ka lënë në fund rajonin e jugut për të raportuar mbi gjendjen e strukturave në bashkitë përkatëse.