Rrëfimet e princit Harry, mediat dhe britanikët e “kryqëzojnë”, familja mbretërore e konsideron tradhtar

Publikuar më: 6/1/2023, ora 13:29

Rrëfimet e princit Harry, mediat dhe britanikët e “kryqëzojnë”, familja mbretërore e konsideron tradhtar

Publikuar më: 6/1/2023, ora 13:29

Harry dhe Familja Mbretërore Britanike duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë. Shkak për këtë janë bërë faktet shpërthyese të paraqitura në një libër autobiografik të princit, që doli për publikun fillimisht në Spanjë, përpara datës zyrtare të publikimit.

Mbreti Charles dhe familja nuk kanë komentuar zyrtarisht librin “Spare”, por mediat ndërkombëtare duke cituar burimet e tyre mbretërore janë të sigurt.

Harry do të konsiderohet si një tradhtar nga Familja Mbretërore. Tashmë dera është mbyllur përgjithmonë për të. Nuk do të falet kurrë dhe nuk do të ketë pajtim me William. Trashëgimtari i fronit është dërrmuar nga publikimet e fundit.

Burime nga familja mbretërore për mediat ndërkombëtare

Një ndër zbulimet e bujshme të Harry-t ishte dhe fakti që bashkë me vëllain William, i kishin kërkuar princit Charles, tashmë mbret, që të mos martohej me Camilla-n. I ati u ishte përgjigjur duke i pyetur: djemtë e kujt jeni?. Një tjetër pohim që u përball me polemika ishte dhe ai për vrasjen e 25 luftëtarëve talebanë, të cilët Harry, djali i princeshës së ndjerë Diana, i konsideroi si “gurë shahu të hequr nga fusha e lojës”.

Ekspertë dhe ish-ushtarakë britanikë i thanë BBC se këto ishin komente të pamenduara mirë dhe se mund të kenë dëmtuar sigurinë e Harry-t duke provokuar njerëzit të hakmerren. Në autobiografinë e tij, princi zbuloi dhe grindjen e famshme me të vëllanë William për Meghan, ku pohoi që kishte konsumuar kokainë dhe kanabis si adoleshent dhe se ishte veshur si nazist pasi sipas tij, ishte nxitur nga William dhe Kate. Asnjë fjalë apo fjali nuk ka ndikuar që Harry të përmirësojë imazhin e tij në Mbretërinë e Bashkuar me mediat dhe banorët atje që kanë kundërshtuar mënyrën se si po sillet me familjen e tij duke e dëmtuar atë.