Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

S’ka armëpushim, Gjermania dhe SHBA furnizojnë Kievin me armatime

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 20:40 | Bota
S’ka armëpushim, Gjermania dhe SHBA furnizojnë Kievin me

Moska dhe Kievi sulmuan pozicionet e trupave ushtarake të secilës palë në lindje të Ukrainës, ndërsa nuk ka asnjë sinjal se do të respektojnë armëpushimin prej 36 orësh të shpallur nga presidenti Putin, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Mëngjesin e së premtes, kur ishte edhe vigjilja e Krishtlindjeve për rusët dhe shumë ukrainas, predhat e Moskës goditën Kramatorskun, një qytet pranë vijës së luftës në rajonin e Donjetsk. Por sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, ishte Kievi që kishte shkelur armëpushimin e njëanshëm, përmes të shtënave me artileri në Donjetsk. Ukraina e refuzoi kërkesën e Putinit për armëpushim, me presidentin Volodymyr Zelensky që e cilësoi atë si një përpjekje të Moskës për të ndaluar avancimin e ushtrisë së tij në lindje të vendit.

“Ata duan të përdorin Krishtlindjet si mburojë për të penguar avancimin e djemve tanë në Donabas, e për të sjellë pajisjet, municionet dhe trupat e veta më pranë pozicioneve tona”, tha Zelensky.

Në një deklaratë Kremlini sugjeroi se presidenti putin kishte urdhëruar rreshtjen e luftimeve jo sepse kërkon zbutje të tensioneve, por sepse kishte dëgjuar thirrjen e kreut të Kishës Ortodokse ruse, patriarkut Kirill. Pasi presidenti turk Erdogan tha se Ankaraja ishte e gatshme të ndërmjetësonte për paqen mes dy vendeve, sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres preu shpresat që një marrëveshje për ti dhënë fund konfliktit të ishte në horizont.

“Besoj se jemi ende larg momentit kur mund të kemi negociata serioze për paqen. Aktualisht është e rëndësishme të bëjmë gjithçka të nevojshme për të minimizuar impaktin e luftës”, u shpreh Antonio Guterres.

Sakaq, Gjermania dhe SHBA do të furnizojnë Kievin me automjete të blinduara, të cilat cilësohen ndonjëherë si tanke të lehta. Lajmi u bë i ditur pas një bisede telefonike mes kancelarit gjerman, Olaf Sholc dhe Presidentit amerikan Joe Biden. Paketa amerikane e armatimeve, përfshin rreth 50 automjete të blinduara Bradley, si pjesë një totali asistence ushtarake prej 2.8 miliardë dollarësh. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë