Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Të ndërhyhet sa nuk është vonë”, shkencëtarët ngrenë alarmin: Liqeni i Kripur do të zhduket brenda 5 viteve

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 20:47 | Bota

Liqeni i Kripur i Madh në Utah po përballet me "rrezik të paprecedentë", thonë ekspertët, pasi ka rënë në një nivel jashtëzakonisht të ulët në mes të një mega-thatësire të nxitur nga ndryshimet klimatike.

Më pak se dy javë larg seancës legjislative të Utah-s 2023, gati tre duzina shkencëtarë dhe konservatorë publikuan një raport të tmerrshëm që u bën thirrje ligjvënësve të shtetit të marrin "masa urgjente" për të shpëtuar Liqenin e Kripur të Madh përpara se të thahet tërësisht.

Pa një “rritje dramatike” të prurjeve deri në vitin 2024, ekspertët paralajmërojnë se liqeni do të zhduket në pesë vitet e ardhshme.

Liqeni i madh i Kripur, i rrënuar nga përdorimi i tepërt i ujit dhe një krizë klimatike në përkeqësim, ka rënë në nivele të ulëta rekord dy vjet radhazi. Liqeni tani është shumë nën nivelin e tij mesatar natyror dhe ka hyrë në "territor të paeksploruar" pasi ka humbur 73% të ujit dhe ka ekspozuar 60% të shtratit të liqenit.

Liqeni ka nevojë për 1 milion hektarë ujë shtesë në vit për të rikthyer në gjendjen ku ishte.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu