Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes viktimave dhe një foshnje

Publikuar më: 6/1/2023, ora 21:03
192736614 e5197b47 dc31 4710 9e0e f781566518da

Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes viktimave dhe një foshnje

Publikuar më: 6/1/2023, ora 21:03

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali.

Sipas raportimeve paraprake një varkë me 41 emigrantë e nisur nga Tunizia është përmbysur duke shkaktura vdekjen e të paktën 3 personave, një prej të cilëve një foshnje.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit në ndihmë kanë shkuar motovedetat e rojes bregdetare që kanë nisur një operacion shpëtimi duke evakuuar të gjithë emigrantët e tjerë.

Një fëmijë tjetër është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që prokuroria e Agrigentos ka nisur një hetim për akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin.