Varianti më agresiv i Omicrion, autoritet e shëndetit në Evropë: Kemi një lajm të mirë e një të keq

Publikuar më: 6/1/2023, ora 21:16
Untitled Design 26 1280x720

Varianti më agresiv i Omicrion, autoritet e shëndetit në Evropë: Kemi një lajm të mirë e një të keq

Publikuar më: 6/1/2023, ora 21:16

Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë një lajm të mirë dhe një të keq për nënvariantin më agresiv të Omicron, “Kraken”.

Lajmi i keq është se XBB.1.5 po përhapet me shpejtësi dhe me gjasë ka avantazhe të mëdha ndaj llojeve aktualisht mbizotëruese të variantit Omicron. Kurse lajmi i mirë është se Kontinenti i Vjetër mund të ketë pak kohë për t’u përgatitur derisa të shfaqen vatrat e reja të këtij varianti.

 “Ekziston mundësia që ky variant të ketë një efekt në rritje në numrin e rasteve të COVID-19 në BE, por jo brenda muajit të ardhshëm, pasi ky variant aktualisht është i pranishëm në BE vetëm në nivele shumë të ulëta,” thuhet në vlerësimin e fundit të bërë nga ECDC.

Sipas ECDC, rritja e shkallës së përhapjes ka të ngjarë të vijë për shkak të aftësisë së XBB.1.5 për të shmangur mbrojtjen e sistemit imunitar të siguruar nga infeksionet ose vaksinimet e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, ai ka një mutacion në proteinën “spike”, pjesa e virusit që ngjitet në qelizat e bujtësit, gjë që mund t’i japë disa avantazhe.

Për momentin, ky nën-variant është vetëm një devijim i vogël në radarin e Europës për sa i përket numrit të rasteve, megjithëse është zbuluar në Danimarkë, Francë, Austri, Holandë, Gjermani, Itali, Spanjë, Suedi, Islandë, Belgjikë, Republika Çeke, Portugali dhe Irlandë.

Të dhënat që vijnë nga SHBA tregojnë se XBB.1.5 përhapet në mënyrë agresive ndërsa rastet dyfishohen çdo nëntë ditë.