5 gjëra në 5 minuta

Publikuar më: 7/1/2023, ora 14:03
5 gjera per tu lexuar ne 5 minuta a2 cnn lajme nga vendi lajme nga bota 1280x720

5 gjëra në 5 minuta

Publikuar më: 7/1/2023, ora 14:03

1. Rama hap sondazhet, PS kërkon të fitojë 45 bashki, konfirmimet dhe dyshimet

Projeksioni i socialistëve për betejën elektorale te 14 majit është që të fitojnë rreth 45 bashki nga 61 në total. Ky është një ndër detajet e reja e konfirmuar për A2 CNN nga mbledhja e një dite më parë që kryeministri Edi Rama pati me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se të gjithë kryebashkiakët që fituan më 6 mars në bashkitë (Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Dibër dhe Durrës) do të rikonfirmohen si kandidatë të PS. Sondazhet për çdo bashki do të jenë elementi që do të vendosë më së shumti mbi kandidatët në bashkitë e tjera. – Zhvillimet politike

2. Lëshohen në hapësirë satelitët e Shqipërisë

Raketa Falcon 9, pjesë e misionit të përbashkët të SpaceX Transporter 6, lëshoi të martën dy satelitët e Shqipërisë, Albania 1 dhe Albania 2. “Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa shpërndan edhe pamjet e nisjes së raketës Falcon 9.

Dy satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Detajet e kontratës

3. Lindshmëria në krizë, gjatë 2022 lindën 11 mijë bebe më pak se para 10 vjetësh

Viti 2022 u mbyll me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri të të paktën 6 dekadave të fundit. Për nëntë muajt e parë të 2022-it, kishin lindur vetëm 17 mijë bebe në të gjithë vendin, ndërsa në total për të gjithë vitin, kjo shifër nuk pritet të kapërcejë 24 mijë. Shifër 30% më e ulët se në fillim të mandatit të parë të qeverisë Rama, kur maternitetet shqiptare prisnin mbi 35 mijë të porsalindur çdo vit.

Arsyet kryesore të rënies së lindshmërisë lidhen më së shumti me emigrimin e të rinjve, por edhe me pasiguritë ekonomike e sociale. – Lexo të plotë

4. Arrestohet djali i El Chapo-s, Meksika për pak hyn në luftë civile

Gjashtë vite pas arrestimit të bosit më famëkeq të drogës në Meksikë, El Chapo, autoritetet meksikane vunë në pranga edhe djalin e tij, Ovidio Guzman, i cili mendohej se drejtonte Kartelin e Sinaloas pas dënimit të të atit me burgim të përjetshëm. Operacioni, ku u përfshinë edhe autoritete amerikane, për pak sa nuk shkaktoi një luftë civile në Meksikë, pasi mbështetësit e Guzman reaguan me armë ndaj arrestimit të bosit të tyre. Për të shmangur tensionet e mëtejshme, një Gjykatë Federale në Meksikë vendosi të ndalojë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

5. Përfundon epoka italiane, Shqipëria do të “kërcejë” samba

Pas 3 italianësh, në krye të kombëtares do të vijë një brazilian. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrtarizimin e Sylvio Mendes Campos Júnior. Pas një karriere të pasur si futbollist, Sylvinho ka punuar si zv.trajner te Manchester City e Inter, ndërsa si trajner i parë, ka drejtuar Lyon, por edhe Corinthians në vendlindje, duke arritur vendin e pestë në kampionat. Me Shqipërinë, brazilianit i është vendosur si objektiv kualifikimi për në Euro 2024. – Detajet e kontratës

Më shumë lajme nga sporti: https://a2cnn.com/sport/

Parashikimi i motit nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

Çmimet e karburanteve

Nafta: 199 lekë litri

Benzina: 177 lekë litri

Gazi: 71 lekë litri

Bordi i Transparencës, 20 dhjetor

Videot që nuk duhet t’i humbni

Momenti kur rrufeja e godet dy herë dhe i ndez dritat makinës së parkuar

Përpjekja e dëshpëruar për t’u arratisur, me pranga në duar hidhet nga makina në lëvizje