Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Luten për mbarësi, Pojani organizon karnavalet me traditë qindra vjeçare

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 15:25 | Lifestyle
Luten për mbarësi, Pojani organizon karnavalet me traditë qindra

Çdo vit pas ditës së ujit të bekuar, banorët e Pojanit në bashkinë e Maliqit organizojnë karnavalet e tyre, një traditë kjo e lashtë, që ka nisur herët në këtë zonë dhe që është ringjallur sërish pas ardhjes së demokracisë.

Plaku plaka, dhëndri, nusja dhe doktori të shoqëruar gjatë gjithë kohës me këmborët dhe muzikë janë elemente unike të këtyre karnavaleve, të cilat herë pas here u shtohen personazhe të reja në varësi edhe te situatave aktuale.

Këtë vit në karnavalet e Pojanit kishte përfaqësues edhe nga Kosova, që kultivojnë dhe promovojnë kulturën dhe qytetërimin iliro-pellazg.

Por çfarë simbolizon ky karnaval dhe elementët e tij përbërës?

Organizatorët shpresojnë dhe apelojnë që kjo traditë të marrë më shumë edhe vëmendjen e autoriteteve lokale dhe ministrisë së kulturës me qëllimin promovimin e mëtejshëm të vlerave dhe kulturës së zonës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani